Mjedis

Parashikimi i frikshëm

Sipas disa hulumtimeve të fundit, shumë qytete janë të kërcënuar të përmbyten. Bota është e rrezikuar nga rritja e nivelit të detit, tre herë më shumë se sa mendohej më parë.
Autorët e një hulumtimi të botuar të martën e kaluar, zhvilluan një mënyrë më të saktë të llogaritjes së lartësisë së tokës bazuar në të dhënat satelitore dhe zbuluan se shifrat e mëparshme, kanë qenë më optimiste. Hulumtimi i ri, tregon se rreth 150 milion njerëz tani po jetojnë në tokë që në të ardhmen mund të jetë det.
Hartat tregojnë rritjen e nivelit të detit të parashikuara në studimet e mëparshme dhe të parashikuara në studimin e ri. Sipas hulumtimit të Central, një organizatë shkencore me qendër në New Jersey i cili u botua në revistën Nature Communications, parashikimet janë të frikshme. Më shumë se 20 milion njerëz në Vietnam, gati një e katërta e popullsisë, jetojnë në tokë që do të përmbytet. Gjithashtu, pjesa më e madhe e qytetit Ho Chi Minh, mund të zhduket.

Në Tajlandë, më shumë se 10 përqind e qytetarëve tani jetojnë në tokë që mund të përmbytet deri në vitin 2050, krahasuar me vetëm 1 përqind të menduar në studimet e mëparshme.
“Ndryshimi i klimës, do të ndikojë në shumë qytete,” tha Loretta Hieber Girardet, një banore në Bankok, e cila është aktiviste e klimës.

Ajo shton se ndërsa ngrohja globale do të veprojë në shumë vende, gjithashtu do të shtyjë shumë fermerë të largohen nga tokat e tyre për të kërkuar punë në qytete.
“Është një formulë vërtet e pavlefshme,” shton ajo.
Në Shanghai, një nga qendrat më të rëndësishme ekonomik në Azi, është i kërcënuar nga përmbytja së bashku me disa qytete të tjera rreth tij. Gjetjet përshkruajnë fundin e këtyre zonave dhe tregojnë se 110 milionë njerëz tashmë jetojnë në vende, që cilësohen poshtë nivelit të detit. Sipas ekspertëve, qytetet duhet të investojnë shumë para dhe kohë, për t’u mbrojtur nga ky fenomen natyror.

Dina Ionesco nga Organizata Ndërkombëtare për Migracioni, një grup qeveritar që koordinon veprimet për migrimet dhe zhvillimin, është shprehur se studimi thekson që vendet duhet të fillojnë të përgatiten pasi shumë qytetarë, do të fillojnë të zhvendosen shumë shpejt brenda vendet.
Sipas studimit, përmbytja nuk do të kursejë as trashëgiminë kulturore si është qyteti Alexandria në Egjipt. Gjithashtu, migracioni që do të vijë si pasojë e përmbytjeve dhe rritjes së nivelit të detit, mund të shkaktojë ose të përkeqësojë konfliktet rajonale.

Sipas John Castellaw, shefi i shtabit nga Shtetet e Bashkuara në Irak, shpjegoi se Basra, qyteti i dytë më i madh në Irak, do të jetë në ujë në vitin 2050 dhe efektet mund të ndihen edhe përtej kufijve.
“Humbja e mëtejshme e tokës nga rritja e nivelit të detit mund të shkaktojë paqëndrueshmëri të mëtejshme sociale dhe politike në rajon, e cila mund të rigjenerojë konfliktin e armatosur dhe të rrisë mundësinë e terrorizmit. Pra, kjo është shumë më tepër sesa një problem mjedisor. Është gjithashtu një problem humanitar, sigurie dhe ndoshta ushtarak ", tha gjenerali Castellaw.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë