Futboll

Paraqitje për kornizë, Etrit Berisha përzgjidhet në formacionin e javës

Gazeta Si – Nuk kishte dyshime. Etrit Berisha është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serinë A për atë paraqitje të shkëlqyer ndaj Napolit, ku Empoli fitoi 0-1.

Portieri i Kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut me të paktën 5 pritje vendimtare. Ai e mbajti rrjetën të paprekur, ndërsa në kohën shtesë Kovalenko, gjithashtu në formacionin më të mirë, realizoi golin e fitores për Empolin. Një paraqitje shumë të mirë në atë ndeshje bëri edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, por ylli ishte Berisha.

Etrit Berisha po përjeton një moment shumë të mirë, duke dhënë garanci edhe për trajnerin e kuqezinjve Silvinjo. Ai është nga lojtarët me më shumë eksperiencë në Kombëtare dhe aktualisht në formë optimale.

Në formacionin më të mirë të Serisë A për javën e fundit bënin pjesë edhe emra si Dimarko, për atë gol që shënoi ndaj Frozinones, Bremer i Juventusit, Romanjoli i Lacios, Bonaventura i Fiorentinës e të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë