Bota

Paralajmëron Netanyahu: Nëse Hezbollahu hap luftë, Bejruti do të kthehet në Gaza

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli nuk do të qëndrojë duarkryq në rast se Hezbollahu do të nisë sulmet kundër tij.

Netanyahu ka vizituar një kamp të vendosur pranë kufirit verior të Izraelit.

“Nëse Hezbollahu zgjedh të fillojë luftë totale kundër nesh, atëherë ai do ta kthejë Bejrutin dhe Libanine Jugut në Gaza”, ka thënë ai.

Në vlerësimin e situatës pranë kufirit me Libanin morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herji Halevi.

Ushtria izraelite tanimë prej disa ditësh ka nisur me operacionet tokësore edhe në jug të Gazës. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha sot se 350 palestinezë janë vrarë dhe 1900 janë plagosur në 24 orët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë