Vende dhe Udhetime

Parajsa e Tajlandës

Ishujt Phi Phi të Tajlandës janë ndër destinacionet më të njohura turistike.

“Home to Maya Bay” , vend i cili u bë mjaft i njohur pas filmit të famshëm "The Beach" me Leonardo DiCaprio në vitin 1994, është ndër destinacionet më të kërkuara të turistëve në mbarë botën. Një vend ku shkëmbinjtë gëlqerorë formojnë plazhe të ftohta dhe të bardha.

Ndonëse në Tajalandë ka pika mjaft  të veçanta turistika, ishujt e Phi Phi,  janë ndër vendet që ka mahnitur turistët sa herë që i kanë vizituar.

Të vendosur në detin Andaman të Tailandës rreth 46 kilometra nga Phuket, Phi Phi ka dy ishuj kryesorë, Phi Phi Leh dhe Phi Phi Don.

Phi Phi Leh është vendi ku mund të gjeni gjirin Maya. Këtu nuk  ka strehim, pasi qëndrimi është i ndaluar.

Të dy ishujt  janë pjesë e Parkut Kombëtar Hat Noppharat Thara-Mu Ko Phi Phi, i cili sipas statistikave të qeverisë ka tërhequr mbi 2 milionë vizitorë në vitin 2017. Gjiri i Maya në veçanti tërhoqi mesatarisht rreth 3.700 vizitorë në ditë, në anijet me motor nga Phuket aty pranë.

Këtë vit, qeveria mori vendim për mbylljen e gjirit për turistët për katër muaj, nga 1 qershor deri më 30 shtator, për t'u nisur në një projekt për rinovimin që përfshin punën e restaurimit të koraleve dhe instalimin e një mulli të ri.

Për shkak të të gjitha gjërave të mësipërme, udhëtarët po kërkojnë një vend pushim pranë kësaj zonë, me qëllim që të shijojnë nga larg bukurinë e gjirit Maya.

Në një kënd të largët të Phi Phi Don qëndron një nga vendpushimet më të mira në fund të zonës, Village Beach Resort. Ndërsa po aty afër ndodhet edhe  një fshat i vogël,  ku turistët mund të gjejnë restorante të ndryshme , më gatime tradicionale të vendit.

Ishujt, kur afrohen me anije, ngrihen nga deti si një fortesë. Shkëmbinjtë e ndritshëm kullojnë lart, pastaj japin rrugën për në xhungël me plazhin përballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë