Politike

Paradokset: Sula mbi kokat e Gardës, Noka thyen xhamat, Korreshi shtrihet në skaner, Gjekmarkaj shkruan satira (foto, video)

Të enjten e 14 dhjetorit pak para fillimit të seancës parlamentare është parë e njëjta skemë.

Deputetët e përjashtuar të grupit Bardhi-Berisha nuk janë lejuar të futen në parlament e bashkë me ta edhe disa të tjerë që nuk kishin një masë të tillë.

Në seancë do të votohet pikërisht për ta. PS-ja ka propozuar ndryshim të rregullores që në thelb konsiston në përjashtimin e deputetëve të zhurmës deri në dy muaj.

Rreth gjysmë ore para së të fillonte seanca pati  përplasje fizike mes disa deputetëve dhe gardës.

Deputeti Dashnor Sula tentoi të hynte në Kuvend duke hipur mbi kokat e gardistëve për të arritur tek hyrja.

Flamur Noka në anën tjetër theu xhamin e derës së jashtme

Solidarë me të ishin edhe deputetët Lefter Gështenja, Xhelal Mziu dhe Edi Paloka.

“Nuk respektoj asnjë vendim të Lindës” tha Noka.

“Janë më shumë forca sigurie se punonjës të administratës së Kuvendit” tha Bardhi.

Ndërkohë në hyrje nuk janë lejuar të futen as deputete të PS-se që kanë mbërritur më vonese. Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka nuk është lejuar nga deputetet Bardhi dhe Noka, ndërsa është detyruar të futet nga dera e pasme.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë.

Olta Xhaçka: E di unë si e kërkon ti por ka publik

Gazment Bardhi: Pa hë njëherë? Përgjigjen do ta japësh në SPAK ti shumë shpejt.

Olta Xhaçka: O legen, o burracak

Gazment Bardhi: Shumë shpejt do e japësh llogari në SPAK

Ky nuk ishte episodi i i vetëm. Deputeti Saimir Korreshi u ul mbi skanerin e kontrollit duke mos pranuar të heqë xhaketën.

Saimir Korreshi: Nuk e heq kam ftohtë. Po do të fute unë në skaner bëj radiografi. O Dashi mbaje pak të hy në skaner.

Dash Sula: Hiq dorën ore. Të dhimbset deputeti ty. Mos e prek.

Ndërkohe vetëm pak metra më tutje është parë një skeme krejt e ndryshme. Në pamundësi për tu futur brenda deputeti Gjekmarkaj ka hapur kompjuterin (me siguri) duke shkruar një nga satirat e tij të radhës per seancen tek shkallet e Kuvendit, ndërsa deputeti tjetër Bujar Leskaj kundronte pak me tutje.

Ndryshe nga ai, deputeti Gazment Bardhi është parë i tensionuar kur është përpjekur të gjurmojë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila mbërriti në Kuvend me vonese, në kohën kur duhet të ishte në karrigen e saj për të drejtuar seancën


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë