Ne rrjet

Papa: Shumë i pikëlluar që Hagia Sofia kthehet në xhami në Stamboll

Papa Francesco shpreh hidhërimin e tij për vendimin e qeverisë turke dhe qëndron i heshtur gjatë takimit në sheshin e Shën Pjetrit

"Mendimi shkon në Stamboll, mendoj për Hagia Sofia. Jam shumë, shumë i pikëlluar". Disa fjalë në fjalimin e përgatitur për Angelus në sheshin e Shën Pjetrit dhe më pas Papa Françesku bën një pauzë të gjatë, të pazakontë, heshtje. Vuajtja e tij në lidhje me vendimin e qeverisë turke për të shndërruar ish-katedralen Bizantine të krishterë kushtuar Urtësisë Hyjnore, e inaguruar në 537 nën perandorinë e krishterë të Justinianit të kryeqytetit, në një xhami është e dukshme.

Presidenti turk Erdogan njoftoi se lutja e parë në xhami do të ishte në 24 korrik.

"Mos e kritikoni vendimin tonë, Turqia është një shtet sovran"- do të thoshtë Erdogan.

 Ndërsa do të shtonte se dyert e ish bazilikës "do të qëndrojnë të hapura për të gjithë, si për të gjitha xhamitë".

Ky është qëndrimi i parë zyrtar i mbajtur nga Vatikani dhe Kisha Katolike pas njoftimit se Hagia Sofia do të rikthehet në xhami. Ditët e fundit ka pasur shumë kritika nga të krishterët, dhe jo vetëm, ndaj vendimit të Erdoganit. Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu tha: "është një zgjedhje që do të shtyjë miliona të krishterë në mbarë botën kundër Islamit. Për shenjtërinë e saj, Hagia Sofia është një qendër e jetës në të cilën përqafohen Lindja dhe Perëndimi. Rivendosja në një vend të adhurimit islam do të shkaktojë një ndarje midis këtyre dy botëve. Është absurde dhe e dëmshme që në shekullin XXI Hagia Sofia, nga një vend që tani lejon që të dy popujt të takohen dhe të admirojnë madhështinë e saj, mund të bëhet edhe një herë arsye për konfrontim".

Kisha Ortodokse Ruse, e cila përmes Patriarkut Kirill kishte filluar një në një apel të përzemërt për të shmangur transformimin e Hagia Sofia, gjithashtu pranoi vendimin me "dhimbje dhe pikëllim të madh". Metropoliti Hilarion, president i Departamentit të Patrikanës së Moskës për Marrëdhëniet e Jashtme, e quajti atë "një goditje për ortodoksinë botërore, shqetësimi i miliona të krishterëve nuk është marrë në konsideratë". Për kryepriftin Nikolai Balashov, nënkryetar i marrëdhënieve të jashtme, kjo është "një ngjarje që mund të ketë pasoja të rënda për tërë civilizimin njerëzor".

Burimi: Corriere.it/ Në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë