Ne rrjet

Papa: OKB-ja është e pafuqishme përballë luftës në Ukrainë

Gazeta Si - “Pas Luftës së Dytë Botërore kishte shumë shpresë te Kombet e Bashkuara, thotë Papa Françesku në një intervistë për agjencinë argjentinase ‘Telam’. - Nuk dua të ofendoj njeri, e di që ka njerëz të shkëlqyer që punojnë, por në këtë pikë nuk kanë fuqi të imponohen”.

Deklarata e Papës është komentuar si një kritikë ndaj OKB në shtypin ndërkombëtar, por ai ka shtuar: “Kombet e Bashkuara kontribuojnë në shmangien e luftërave, dhe unë po mendoj për Qipron, ku ka trupa argjentinase. Por për të ndaluar një luftë, për të zgjidhur një situatë konflikti si kjo që po përjetojmë sot në Evropë, apo si ato të përjetuara në pjesë të tjera të botës, ata nuk kanë fuqi. Pa ofendim. Vetëm se kushtetuta e tyre nuk u jep atyre pushtet”.

Sipas Papës, populizmi në Evropë ka çuar në fashizëm dhe nazizëm. “Në Evropë ata kanë një përvojë shumë të trishtuar të populizmit. Sapo ka dalë një libër, ‘Sindroma 1933’, i cili tregon se si u krijua populizmi i Hitlerit, - vijon Papa. - Prandaj më pëlqen të them: të mos e ngatërrojmë populizmin me popullarizmin. Popullarizmi është kur njerëzit bëjnë punët e tyre, shprehin mendimet e tyre në dialog dhe janë sovranë. Populizmi është një ideologji që bashkon njerëzit, e cila kërkon t'i grupojë në një drejtim. Dhe këtu, kur u flet për fashizëm dhe nazizëm, ata e kuptojnë se çfarë është populizmi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë