Gazeta Si - Papa Françesku ka zbarkuar në Kinshasa, në Kongo, etapa e parë e udhëtimit të tij të 40-të ndërkombëtar, i 4-ti në një vend afrikan. Atë e ka pritur kryeministri Jean-Michel Sama Lukonde.
Në fjalimin e parë, Ati i Shenjtë ka bërë një apel: "Larg duart nga Republika Demokratike e Kongos, larg duart nga Afrika! Mjaft i bëtë keq këtioj kontinenti, nuk është minierë për t’u shfrytëzuar, apo tokë për t’u plaçkitur".

“Është tragjike, - ka theksuar Papa Françesku, - që këto vende dhe kontinenti në tërësi, vuajnë ende forma të ndryshme shfrytëzimi. Pas atij politik, ka shpërthyer në fakt një ‘kolonializëm eknomik', gjithashtu skllavërues. Kështu ky vend nuk arrin të shijojë burimet e mëdha që ka. Jemi në paradoksin që frutat e tokës së tij janë të 'të huaj' për banorët e tij. Helmi i lakmisë i ka bërë diamantet e tij të përgjakur".
Papa Françesku foli edhe për "genocidin e harruar që po pëson Republika Demokratike e Kongos". Presidenti Felix Antoine Tshilombo Tshisekedi kishte folur më parë për "terrorizëm në shërbim të të huajve” dhe kishte theksuar se kjo situatë po konsumohet në "heshtjen e komunitetit ndërkombëtar".
"Kongo, - tha më tej Ati i Shenjtë, - është vërtet një diamant i krijimit, por ju jeni pambarimisht më të çmuar se çdo e mirë që del nga kjo tokë. Jam këtu t’ju përqafoj dhe t’ju kujtoj se keni një vlerë të paçmuar. Ne besojmë në të ardhmen tuaj, që është në duart tuaja".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.