Trend

Pantallonat ‘vdekjeprurëse’ të Zara-s: A janë vërtet më të rrezikshmet në botë?

Nga Gazeta ‘Si’- Të gjera dhe perfekte për ditët e nxehta- por një palë pantallona të Zara-s po bëhen virale për një arsye krejt tjetër. Përdoruesit e rrjeteve sociale po publikojnë video ku tregojnë se si pëlhura e tyre e bollshme u kapet në shkallë lëvizëse ose u ngatërrohet te këmbët, duke shkaktuar rrëzime të dhimbshme.

Të pagëzuara në rrjete si “pantallonat e vdekjes të Zara-s” (Zara death pants), këto pantallona palazzo me bel të lartë, brez elastik dhe xhepa përpara kushtojnë rreth 25.99 paund dhe janë kthyer në një trend gjatë valëve të të nxehtit falë modelit të tyre të lirshëm dhe komod.

Por disa përdorues pretendojnë se modeli i gjerë i ka lënë me dëmtime.

Influencerja Jessica Pearce publikoi një video ku shihet duke rënë me fytyrë në tokë, duke paralajmëruar: “Pantallonat e Zara-s do të të shkaktojnë vdekjen”.

Ndërkohë, Camila Ribera Roca nga Bolivia ndau një video ku shihet pas një rrëzimi në trotuar, duke treguar krahun e prerë para më shumë se një milion ndjekësve.

@holly_gilmer @ZARA what is going on with these trousers??? #deadlyzarapants #zara #fyp ♬ original sound – Tyra

Raste të tjera kanë përfshirë thyerje kockash, dëmtime të fytyrës dhe madje edhe një telefon të thyer. Një përdoruese tregoi se fundi i pantallonave iu kap në dhëmbëzat e një shkalle lëvizëse, duke i tërhequr pantallonat deri te kofshët.

Sipas ekspertëve të modës, problemi lidhet me sasinë e madhe të materialit. Stilistja Clare Chambers shpjegon se sa më e gjerë të jetë pjesa e këmbës së pantallonave, aq më shumë rritet mundësia që pëlhura të kapet, të mbështillet rreth këmbës tjetër ose kyçit dhe të shkaktojë humbje ekuilibri.

Zara nuk ka komentuar mbi videot virale apo mbi nofkën e re të produktit të saj.

Disa përdorues kanë sugjeruar zgjidhje si lidhja e pjesës së poshtme me llastikë flokësh ose kombinimi me taka, por edhe këto alternativa mbartin rreziqet e tyre.

Ndërkohë, rrjetet sociale vazhdojnë të debatojnë nëse bëhet fjalë për një problem real të dizajnit apo thjesht për një valë virale./ The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë