Trend

Pantallonat me shtrat të lartë janë gjithçka që do të veshim në zyrë

Jeni në kërkim të një palë pantallonave të reja për punë që të jenë sa më të thjeshta dhe të japin rezultate elegante? Këtë vjeshtë, s’të duhet të kërkosh shumë pasi pantallonat me shtrat të lartë sapo u bënë zgjidhja jonë. Stili me bel të lartë e bën siluetën tonë të duket më bukur dhe nëse duam ta bëjmë veshjen tonë pak më shumë interesante mund ti vendosim edhe një rrip. Ti ke mundësinë të zgjedhësh mes shumë llojeve, pantallonave të gjera, pantallonave të ngushta apo edhe xhinseve. Këto modele të cilat u përkasin viteve 80 u rikthyen këtë sezon në koleksionin pranverë 2020.

Pantallonat me bel të lartë janë zgjidhja perfekte në krahasim me një palë xhinse blu apo ndonjë fustan të shkurtër. Dhe shpejt ti do të kuptosh se ato shkojnë me gjithçka, duke filluar që nga atletet e çizmet deri tek pulovrat dhe golfat, dhe kjo gjë i bën ato një aksesorë kryesor në garderobën tonë të vjeshtës.

Kombino një palë pantallona të zeza ose me vija me një këmishë që ta fusni poshtë tyre dhe një xhaketë. Ose mund ti shtoni një palë sandale me taka dhe një pulovër me kopsa. Nuk ka limit për veshjen e këtyre pantallonave këtë vjeshtë.

Më poshtë keni disa ide se si mund t'i vishni ato :


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë