Futboll

Panik në Premier Ligë, kapiteni i Lutonit bie pa ndjenja në fushë! Ndërpritet ndeshja

Gazeta Si – Momente paniku në Premier Ligë gjatë ndeshjes mes Burnemuthit dhe Lutonit. Tom Lockyer, kapiteni i Lutonit, ra në fushë pa ndjenja në minutën e 59-të. Lojtarit iu dha menjëherë ndihma mjëkësore, ndërsa arbitri ndërpreu ndeshjen, duke i çuar dy skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Lockyer në maj kishte pësuar një kolaps të ngjashëm gjatë finaleve të ‘play-off’-it të Championship. Një rast që të kujton tragjedinë e Rafael Duamenës, ganezit të Egnatias që humbi jetën gjatë një ndeshjeje pak kohë më parë gjatë.

I vetëdijshëm, kapiteni i Lutonit u transportua për në spital dhe ndeshja u ndërpre përfundimisht. Më pas erdhi edhe një komunikatë zyrtare nga klubi i Lutonit, ku shkruhet:

"Kapiteni ynë është i vetëdijshëm, reagon dhe ne lutemi për të. Nuk e dimë me ekzaktësi çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë, por duam të falënderojmë stafin mjekësor dhe t’u kërkojmë falje tifozëve për ndërprerjen e ndeshjes. Lojtarët nuk e ndjenin që ta vazhdonin lojën. Tani është momenti që të lutemi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë