Treg

Pandemia uli eksportet me Kosovën mbi 20%

Izolimi dhe pasojat e goditjes financiare që dha pandemia u reflektuan edhe në eksportet me Kosovën.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se Kosova është vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe (20,7 %), pasuar nga Italia (18,4 %), dhe Spanja (16,2 %).

Eskpertët gjykojnë se “Konsumin më të madh të produkteve të luksit dhe gkysmë luksit qytetarët e  kryejnë bar-restorantet, të cilët kanë qenë të mbyllur për më shumë se dy muaj si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.” Shqipëria në Kosovë eksporton fruta-perime dhe produkte deti.

Të dhënat tregojnë sipas eksportuesëve që mbi 90% të produkteve të detit në Kosovë qytetarët i konsumojnë në restorant dhe “nëse më parë kur shkoje në restorant dhe kërkoje një sup me asparag, kërpudha, etj. Në shtëpi supën e bën me oriz dhe vezë. Pra qytetarët nga frika dhe pasiguria kanë tentuar të kursejnë duke konsumuar produkte bazike të menusë ballkanase, alla turke, jo mesdhetare që është më e shtrenjtë”.

Këtë e konfirmon edhe përmirësimi i eksporteve me Kosovën në muajin shtator ku eksportet ishin (12,1 %) pasuar nga  Greqia (25,9 %), dhe Franca (226,4 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë