Treg

Pandemia thellon rënien e eksporteve

Eksportet shënuan sërish rënie të fortë në muajin prill.

Instat ka raportuar sot, të hënën, se vlera e eksporteve ra me mbi 44% krahasuar me vitin e kaluar dhe me 16.5% krahasuar me muajin mars.

Rënia është shtrirë në të gjithë grupmallrat, duke filluar nga tekstiley.

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë rënë me më shumë se 50% për muajin prill. Rënia ka ardhur nga ulja e kërkesës, problemet për furnizimin me lëndë të parë, por edhe vështirësitë për  të punuar me kapacitet të plotë, për shkak të kufizimeve dhe  kontartat me partnerët në vështirësi. D

Fasonet dhanë ndikimin kryesor në rënien e eksporteve në muajin prill, me 20% të kontributit total në rënie, të ndjekura nga grupi materiale ndërtimi e metale, me 10.5% dhe minerale, lëndë djegëse, energji, me 8.4%.

Sipas INSTAT, për muajin prill, deficiti tregtar ra me 30% krahasuar me një vit më parë. Për gjithë katërmujorin e parë të vitit, deficiti është 11% më i ulët kundrejt të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi në vlerë rënia e importeve është më e madhe sesa ajo e eksporteve.

Sipas Instat, për prillin importet ranë me afro 37% krahasuar me një vit më pare ose 19 miliardë lekë më pak mallra të importuara. Me përjashtim të produkteve ushqimore, importet kanë rënë për të gjithë grupmallrat e tjerë. Ndikimin kryesor në rënien e importeve e ka dhënë grupi “makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 10.3%, i ndjekur nga “tekstile e këpucë” me 8.4%.

Më Shumë