Treg

Pandemia shkaktoi mbi 14 mln të papunë në BE deri në prill

Pandemia ka rritur numrin e të papunëve në vendet e Bashkimit Europian dhe në ato të Zonës Euro.

Sipas Eurostat mendohet që të ketë më shumë të papunë se çfarë janë deklaruar sepse një pjesë e tyre nuk janë regjistruar si punëkërkues për arsye familjare si mbajtja e fëmijëve pasi institucionet arsimore u mbyllën për shkak të pandemisë.

Në prill 2020, muaji i dytë pasi masat e kontrollit të COVID-19 u implementuan nga shumica e Shteteve Anëtare, zona euro, e përshtatur sezonalisht shkalla e papunësisë ishte 7.3%, nga  7.1% në mars 2020. Shkalla e papunësisë në BE ishte 6.6% në prill 2020, nga 6.4% në mars 2020.

Shifrat janë raportuar nga Eurostat i cili vlerëosn se 14.079 mln burra e gra në BE  nga të cilët 11.919 mln në oznën euro, ishin të papunë në prill 2020. Krahasuar me mars 2020, nurmi i perosnave të papunë u rrit me 397 000 në BE dhe me 211.000 në Zonën Euro.

Papunësia tek të rinjtë

Në prill 2020 ishin 2.776 mln persona të rinj (nën 25 vjeç) të papunë në BE, prej të cilëve 2.239 mln ishin në Zonën Euro. Në prill 2020, shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte 15.4% në BE dhe 15.8% në Zonën Euro, nga 14.6% dhe 15.1% respektivisht në muajin e kaluar. Krahasuar me marsin 2020, papunësia në mesin e të rinjve u rrit me 159 000 mijë ne BE dhe me 89 000 në Zonën Euro.

Papunësia sipas gjinisë

Në prill 2020, shkalla papunësisë për gratë ishte 6.8% në BE, nga 6.7% në mars 2020.

Shkalla e papunësisë për burrat ishte 6.4% në prill 2020, krahasuar me 6.1% në mars 2020.

Në Zonën Euro, shkalla e papunësisë qëndroi stabël për gratë në prill 2020 krahasuar me mars 2020 (në 7.6%) ndërsa u rrit nga 6.8% në 7.0% për burrat.

Këto vlerësime bazohen në përcaktimin standard të papunësisë globalisht nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, e cila numëron si njerëz të papunë pa punë, ata që kanë kërkuar aktivisht punë në katër javët e fundit dhe janë në dispozicion për të filluar punën brenda dy javëve të ardhshme. Masat për mbajtjen nën kontroll të COVID-19 të aplikuara që nga marsi 2020 kanë shkaktuar një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime nga papunësia në të gjithë BE-në. Në të njëjtën kohë, një pjesë e konsiderueshme e atyre që ishin regjistruar në agjencitë e punës për të kërkuar një vend pune, nuk ishin më aktivë si punëkërkues, si pasojë e masave kufizuese të lëvizjes dhe arsye të tjera familjare si kujdesi për fëmijët e mbetur në shtëpi si pasojë e mbylljes së shkollave e kopshteve. Kjo çon në rënie të numrit të të regjistruar të të papunëve dhe ata të matur si të papunë sipas përcaktimit të ILO-s.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë