Futboll

Pandemia pezullon kampionatin edhe në Maqedoninë e Veriut

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut deklaroi pezullimin përkohësisht të futbolli për shkak të pandemisë se koronavirusit. Diçka e ngjashme, ashtu si në disa vende të tjera evropiane.

“Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpresim përkohësisht sezonin garues 2020/21 në Ligën e Parë.”, thuhet në komunikatën e FFM-së.

Ky vendimi vjen për shkak të ndryshimeve të protokollit për zbatimin e masave për tu mbrojtur nga Koronavirusi dhe hyrjes në fuqi të protokollit të përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve. Në këtë situatë, ndeshjet e kampionatit në Maqedoni, të planifikuara për këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen. Është vendosur që ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë të zhvillohen një javë më vonë, sigurisht, nëse situata nuk shkon drejt përkeqësimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë