Treg

Transporti i mallrave, më i dëmtuari ai ajror

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë efektet edhe në transportin e mallrave.

Të  dhënat e INSTAT tregojnë se më i prekuri për katërmujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të shkuar është transporti ajror duke e ulur volumin e mallrave të transportuara me 21,3 %.

Kurse rënia vjetore për muajin prill duket të ketë qenë më dramatike për transportin hekurudhor, i cili ka përjetuar rënie të volumit të mallrave në masën 77,1%, ndjekur nga transporti ajror me 57,2%.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në katërmujorin e parë të 2020, është 1,3 milionë ton, duke u ulur me 8,7 %, krahasuar me katërmujorin e parë të 2019. Kurse në muajin Prill 2020 është 353 mijë ton, duke u ulur 5,8 %, krahasuar me Prill 2019.

Numri i fluturimeve të kryera në Prill 2020 është 152 duke shënuar një rënie me 93,0 %, krahasuar me Prill 2019.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Sipas INSTAT në katërmujorin e parë të vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 255,0 mld lekë dhe 51,8 % e tyre u transportua me det. Kurse , në prill 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 51,1 mld lekë dhe 43,8 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave

Në katërmujorin e parë të 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 59,1 %, me rrugë 38,7 % dhe me ajër 0,4 %. Në katërmujorin e parë të vitit 2020, mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 17,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në Prill 2020, mallrat e eksportuara me det zenë 46,2 %, me rrugë 51,2 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 36,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Importi i mallrave

Në katërmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me det zënë 48,5 %, me rrugë 44,8 % dhe me ajër 2,9 %. Në katërmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në Prill 2020, mallrat e importuara me det zënë 42,8 %, me rrugë 51,2 % dhe me ajër 2,5 %. Mallrat e importuara me rrugë në Prill 2020 janë ulur me 25,1 %, krahasuar me Prill 2019.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë