Treg

Covid godet tregtinë me pakicë, shqiptarët i përshtaten një jete pa shumë shpenzime

Bllokimet e ardhura si përgjigje ndaj koronavirusit, largimet nga puna, mungesa e të ardhurave kanë ndikur drejtpërdrejt tek shitjem me pakicë.

Përpos produkteve bazikë siç janë ato ushqimore, konsumatorët duket se i janë përshtatur një jetë pa shumë shpenzime në kushtet e një pasigurie dhe paqartësie në horizont.

Të dhnëat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e dytë 2020, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 100,8. Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë ulur 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ka pësuar rënie 6,0 %.

Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2020 ka pësuar rënie prej 4,5 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2019.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 1,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur 8,7 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve ka pësuar rënie me 18,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë

Në ndryshimin vjetor prej -8,3 %, në tremujorin e dytë 2020 ndaj tremujorit të dytë 2019, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +0,5 pikë përqindje. Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me -3,6 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me -5,2 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, përshtatur sezonalisht

Në tremujorin e dytë 2020, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 4,3 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur me 0,5 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 7,2 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur 11,6 %, kundrejt tremujorit të parë 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë