Treg

Pandemia godet transportin e mallrave, më i dëmtuari ai hekurudhor

INSTAT ka raportuar sot (të martën) se transporti i mallrave, ashtu si edhe ai i njerëzve është goditur dhe po vuan pasojat e pandemisë globale.

Më i godituri është transporti hekurudhor.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Shtator 2020 ka rënë me  7,7 %, krahasuar me Shtator 2019.

Në këtë muaj volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 44,3 %, krahasuar me Shtator 2019.

Kurse volumi i mallrave të transportuar me ajër është ulur me 13,6 % krahasuar em të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

E njëjta situatë paraqitet edhe për nëntëmujorin e parë të vitit, ku edhe për këtë periudhë transporti hekurudhor ka qenë më I godituri.

Në nëntëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara me hekurudhë është 18.624 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 40,5 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2019, në porte është 3.094 mijë ton, duke u ulur me 9,4 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2019.

Në këtë periudhë  volumi i mallrave të transportuar me ajër është ulur me 23,7 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2019.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mallrat e eksportuara me ajër zënë pjesën më të vogël ose 0,6% të totalit të mallrave të eksportuara në muajin shtator. Edhe si 9 mujor, 0,4 %.

Në Shtator 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 56,1 % dhe me rrugë 42,4 %.  Mallrat e eksportuara me rrugë në Shtator 2020 janë rritur me 17,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në nëntëmujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 56,0 %, me rrugë 42,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 6,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në Shtator 2020, mallrat e importuara me det zënë 44,3 %, me rrugë 48,6 % dhe me ajër 3,3 %. Mallrat e importuara me rrugë në Shtator 2020 janë rritur me 7,8 %, krahasuar me Shtator 2019.

Në nëntëmujorin e vitit 2020, mallrat e importuara me det zënë 47,1 %, me rrugë 46,9 % dhe me ajër 2,9 %. Mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë