Vende dhe Udhetime

Pamjet spektakolare të ‘ujëvarës nënujore’ (VIDEO)

Vetëm në bregdetin e Le Morne, në jug-perëndim të ishullit, Mauritius mund të të ofrohet një iluzion spektakolar.

Rëra dhe uji i oqeanit janë të vendosur në një mënyrë të tillë që ta bëjnë të duket sikur uji po derdhet poshtë.

Për një moment krijohet iluzioni sikur i gjithë ishulli po thithet poshtë. Kjo ka bërë që në shumë foto apo video që qarkullojnë në mediet sociale, ajo të quhet si ‘ujëvara nënujore’, një term që në fakt shkencërisht nuk ekziston.

Në të vërtetë është rrjedha e rrymave nën ujë që krijojnë imazhin dramatik. Uji i oqeanit është spektakolar nga bregu, por për të parë këtë pamje të veçantë iu duhet një udhëtim me helikopter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë