Vende dhe Udhetime

Pamje ipresionuese të vullkaneve nëpër botë

Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkatërrimin e masës së zjarrtë-magmës, gazit dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhet vullkanizëm. Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Vullkanet mund të jenë të rrezikshëm sidomos nëse ata janë aktivë, por për adhuruesit e natyrës ato përbejnë vende interesante për tu vizituar. Por ka edhe vullkane të cilat nuk kanë pasur asnjë aktivitet.  Por nëse jeni të pasionuar pas bukurisë natyrore dhe dëshironi ti shihni nga afër një formim kaq të bukur të natyrës, ju sugjerojmë disa nga vullkanet më të veçanta.

Mali Teide, Tenerife, Spanjë

Mali Teide është maja më e lartë e Spanjës dhe megjithëse është një krater vullkanik, ai është vendi perfekt për të shijuar pamje mahnitëse të këtij vendi. 

Sakurajima, Kyushu, Japoni

Nëse lundroni në Gjirin e Kagoshimës, do të shihni Sakurajima mund të duket si një kodër e padëmshme, por që në fakt është një ekspozues vullkanik që lëshon shtëllunga tymi vazhdimisht.

Mali Kilimanxharo, Parku Kombëtar i Kilimanxharos, Tanzani

Mali Kilimanxharo është gjigandi i fjetur i të gjitha vullkaneve. Nuk është vetëm vullkani më i lartë në Afrikë, por edhe mali më i lartë në kontinent dhe ky është një fakt që tërheq shumë alpinistë, si turistë vullkanikë. Mos prisni të shihni ndonjë aktivitet vullkanik në malin Kilimanxharo, nga tre krateret e tij, dy janë të zhdukur dhe tjetri është në gjumë dhe nuk është aktiv për më shumë se njëqind e pesëdhjetë mijë vjet.

Eyjafjallajökull, Suðurland, Islandë

I njohur si një vullkan i ftohtë dhe me sipërfaqe të ngrirë, vullkani  Eyjafjallajökull në Suðurland që klasifikohet ende si aktiv, me shpërthimin e fundit të madh në vitin 2010, nuk është mjaft i nxehtë për të shkrirë kapakun akullnajor të akullit që mbulon atë.

 Vullkani Mayon, Albay, Filipines 

Ky vullkan ka pasur shpërthime të herëpashershme dhe mjaft rregullisht sidomos gjatë dekadës së fundit. Është vullkani më aktiv i Filipineve dhe kohët e fundit ka nxjerrë burime lave nga maja e saj në lartësi pesëqind metra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë