Lajme

Paloka: Ndryshime kushtetuese do ti rezervojnë Ramës fatin e çdo diktatori

Edi Paloka është zëri i parë i opozitës që komenton ndryshimet e mundshme të Kushtetutës që po i diskutojnë ekspertët ligjorë të Partisë Socialiste, pas ngërçit të krijuar me Gjykatën Kushtetuese. “I vetmi ndryshim që kërkojnë dhe presin shqiptarët është largimi i Ramës. “Rama Ik” është britma që ushton kudo! Sa me shpejt të ikë aq më mirë për shqiptarët po dhe për atë vetë”, shkruan nënkryetari i PD-së. Sipas tij, Rama tanimë e ka “fituar” një faqe në histori… do të kujtohet si njeriu që bëri spastrimin më të madh të shqiptareve nga vendi i tyre.

“Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do të kthehen në makth dhe do ti rezervojnë atij fatin e çdo diktatori në Europë”, thotë Paloka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë