Lajme

Paloka: DASH u radhit me shqiptarët

Partia Demokratike thotë se me deklaratën e bërë për situatën në Shqipëri së fundmi, Departamenti Amerikan i Shtetit u rendit edhe njëherë tjetër në krah të shqiptarëve.

“Edhe një herë Departamenti Amerikan i Shtetit vendoset në krah të shqiptarëve dhe tregon se përse SHBA janë kampionët e lirisë dhe demokracisë në botë. “Ligji mbi të gjitha”…Kaq e thjeshtë është dhe këtë po kërkojnë shqiptarët, këtë po kërkon dhe opozita shqiptare; rikthimin tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek rregullat elementare të Demokracisë”, deklaron përmes rrjeteve sociale nënkryetari demokrat, Edi Paloka.

Paloka e mbyll reagimin duke deklaruar se shqiptarët nuk duan shtet të bandave dhe të oligarkëve, por shtet të ligjit dhe të lirisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë