Politike

Palmer: SHBA njeh 30 Qershorin si datë zgjedhjesh

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer ka folur me tone të qarta dhe të prera për krizën politike në Shqipëri, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA, Matheë Palmer deklaroi në një intervistë për procesi në 30 qershor duhet të jetë i qetë dhe transparent.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës".

https://www.youtube.com/watch?v=dAosZTjX6-M



Palmer shtoi se mosmarrëveshjet për datën, duhet të zgjidhen përmes Gjykatës Kushtetuese, kur ajo të ngrihet në shtator.

"Zgjedhjet të shkojnë përpara, shpresojmë që zgjedhjet të shkojnë në mënyrë të qetë dhe transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit", deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

30 qershor ka ndarë politikën shqiptare. Presidenti Ilir Meta e ka anuluar 30 qershorin, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.

Mathew Palmer dhe Lulzim Basha



Reagimi i Palmer vjen vetëm disa ditë pas raporteve për telefonatënn mes Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit me kryeministrin Edi Rama javën e shkuar.

Sipas burimeve të "Top Channel" kjo telefonatë ka zgjatur 20 minuta dhe Reeker ka ngulmuar gjatë telefonatës për mos bërjen e asnjë hapi pas në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ndërkohë javën e kaluar një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i tha “Zërit të Amerikës” se DASH, është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt, me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të shtyrjes së zgjedhjeve nga ana e presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë