Politike

Pala e Berishës: KAS i dha Alibeajt atë që gjykata nuk e ka bërë një vit e gjysmë

Përfaqësuesi ligjor i palës së Berishës, Ledio Nuraj,  e konsideron skandaloz vendimin e KAS duke njohur Enkelejd Alibeajn kryetar të komanduar.

 “Sot vendimi i KAS është në paligjshmëri të plotë. Sot KAS guxoi të marrë atributet e gjykatës që Gjykata nuk e ka bërë në një vit e gjysmë. Edhe vetë Enkelejd Alibeaj nuk e kishte kërkuar. Për ne kjo është një maskaradë. Do ta çojmë në Kolegj”, tha Ledio Nuraj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë