Analize

Pakti Serbi-Kosovë, fundi apo fillimi i konflikteve?

Një moment historik apo një propozim që do të çojë drejt luftës? Kur bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, varet kë pyesni? Pala serbe këmbëngul se marrëveshja është e drejtë, por nuk zotohet se do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por shumica e politikanëve në Prishtinë kanë frikë për integritetin rajonal të vendit të tyre. Ekspertët ndërkohë kanë frikë se kjo mund të çojë në shpërthimin  e konflikteve të tjera në Ballkan.

"Një marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Kosovës do jepte fund konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë njëherë e përgjithmonë", thotë Bekim Çollaku, shefi i shtabit të presidentit të Kosovës. "Të dyja palët, përfshirë bashkësinë ndërkombëtare, janë duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja vendet. Objektivat e Kosovës janë të qarta: nuk ka ndarje sipas vijave etnike, por rregullimin paqësor të kufirit dhe njohjen reciproke ", shprehet ai.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po negocion prej kohësh me Hashim Thaçin për arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e territoreve. Raportet tregojnë se Mitrovica e Veriut, një pikë e rëndësishme strategjike e Kosovës, mund t’i dorëzohej Serbisë, ndërkohë që Prishtina mund të merrte Luginën e Preshëvës.

Një burim i qeverisë së Kosovës konfirmoi se në bashkësinë ndërkombëtare janë rritur gjithnjë idetë e ndarjes së Kosovës. Të dyja palët pranojnë se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mbetet një sfidë serioze. Por derisa të dalin propozimet konkrete. Beogradi nuk pranon të zbulojë taktikat e negociatave.

Sipas marrëveshjes, Serbia do të merrte kontrollin mbi Mitrovicën

"Ne do të kemi shumë probleme në vend," tha një zyrtar serb për “The Guardian”. "Askush në Serbi nuk është gati për njohjen e Kosovës, duke filluar nga kisha ortodokse serbe deri tek opozita."

Kritikët argumentojnë se një rishikim i kufijve përgjatë vijave etnike do të krijonte një precedent të rrezikshëm për pjesën tjetër të Ballkanit, sidomos pas luftërave të përgjakshme etnike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë.

"Plani i keq i ndarjes ndarjes territoriale në Kosovë do të na kthejë në tmerrin e viteve 1990", thotë Sava Janjic, kreu i manastirit të Deçanit. "Ideja e territoreve etnike do të jetë një model që do të krijojë efekte të forta në të gjithë Europën dhe do të forcojë ideologjitë radikale. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë një qëndrim të forte”, përfundon ai.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se çdo shkëmbim toke me Serbinë "do të thotë luftë" dhe u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të shuajnë shpejt këtë ide që sipas tij, po nxit përpjekjet ruse për të destabilizuar Ballkanin. Në një intervistë më “Irish Times”, Haradinaj pranoi se qëndrimi i tij e vë në një kurs përplasjeje me Thaçin dhe Vuçiçin, por se kjo nuk do të pranonte asnjë marrëveshje që bie ndesh me interest kombëtare të Kosovës.

Serbët e Mitrovicës dalin në protestë

Fundi apo fillimi i konflikteve?

Përkrahësit thonë se një shkëmbim territorial do t'i japë fund ngërçit 10 vjeçar mes dy vendeve, që kur Kosova shpalli  pavarësinë nga Serbia.

"Ndryshimi i kufijve mund të duket i papëlqyeshëm, por konsiderohet nga shumë persona si një zgjidhje praktike", thotë James Ker-Lindsay, një specialist i Ballkanit në Shkollën Ekonomike të Londrës. "Një marrëveshje konsensuale mes dy palëve, do të hapte rrugën për një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të lejonte që Kosova më në fund të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara", thotë ai.

Por tre ish-Përfaqësuesit e Lartë të BE-së në Bosnje Herzegovinë u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të unionit që të mos pranojnë shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës. Në një letër të hapur për Federika Mogerinin, diplomatët Carl Bildt, Pedi Eshdaun dhe Kristian Scharz-Shilling shprehën shqetësim të thellë rreth sugjerimeve të se zyrtarët e BE-së mund të jenë të gatshëm të mbështesin paktin Vuçiç-Thaçi.Sipas tre ish-përfaqësuesve të lartë kjo zgjidhje nuk do të zgjidhë përçarjet dhe konfliktet, por do t'i thellojë. Ish guvernatorët ndërkombëtarë të Bosnjës theksojnë se edhe pse krahasimet midis Bosnjës dhe Kosovës nuk janë të përshtatshme, ata janë të shqetësuar për efektet e mundshme të një marrëveshjeje të Kosovës mbi Sarajevën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi

Brukseli “çelësi” për Kosovën dhe Serbinë

Paraardhësja e zonjës Mogherini, Cathy Ashton, ishte e para që filloi bisedimet e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha për BBC se të dy presidentët janë duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, por miratimi ndërkombëtar do të ishte çelësi për çdo marrëveshje.

"Çelësi i zgjidhjes të konfliktit mes dy vendeve qendron tek mënyra se si do të përgjigjet Brukseli ndaj marrëveshjes. Në fund, gjithçka po bëhet për anëtarësimin në BE.

 "Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini tha këtë javë se kishte ardhur koha për t'i dhënë fund konfliktit Kosovë-Serbi, ndërkohë që komisioneri Johannes Hahn ka folur për një "moment historik" për të dyja vendet.

Por problemet etnike vështirësojnë edhe më shumë situatën. Nacionalistët në Serbi dhe Kosovë ngurrojnë të mbështesin një marrëveshje që i jep ndihmë palës tjetër. Një diplomat europian tha për BBC se shkëmbimi territoritar ishte një një “propozim serioz nga pala serbe", por se mungesa e unitetit në Prishtinë mund të përbënte problem. Ndërkohë serbët që jetojnë në jug të Ibrit janë të shqetësuar se do të braktisin nga Beogradi nëse vendi i tyre merr kontrollin e Mitroicës së Veriut.

Burimet: "The Guardian", "BBC"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë