Lajme

Pajisjet e anestezisë në spitale mund të bien pre e hakerave

Një lloj makine anestezie që është përdorur në spitalet NHS mund të hackohet dhe kontrollohet nga larg, nëse lejohet të jetë e arritshme në një rrjet kompjuterik spitalor, thotë një kompani kibernetike e sigurisë. Nëse hakerohet sistemi, hakerat mund të ndryshojnë sasinë e anestezisë së vendosur tek një pacient, tha CyberMDX.

GE Healthcare, e cila vë në punë pajisjet në spitale, tha se nuk kishte "rrezik të drejtpërdrejtë të pacientit". Kërkimet zbuluan se pajisjet Aespire dhe Aestiva 7100 dhe 7900 mund të vihen në shënjestër nga hakerët nëse mbeten të aksesueshme në rrjetet kompjuterike të spitalit. "Asnjë nga makinat e anestezisë nuk është e lidhur me internetin ose rrjetin NUH, kështu që rreziku është shumë i vogël për këto makina brenda NUH", tha një zëdhënës i Spitali i Universitetit të Nottingham (NUH) për BBC.

NHS Digital tha se nuk mund të konfirmonte masën në të cilën pajisjet ishin ende në përdorim në të gjithë NHS. "Aktualisht po vlerësojmë vëllimin e këtyre pajisjeve të anestezisë në përdorim në të gjithë Anglinë “tha një zëdhënëse.
Elad Luz, kreu i hulumtimit në CyberMDX, tha se ishte i vetëdijshëm për spitalet në SHBA dhe Azi që përdorin këto pajisje, ndërsa shtoi që sulmi kibernetik "nuk do të paraqiste rrezik klinik ose rrezik të pacientit". Kompania GE Healthcare tha për BBC se nuk kishte në plan të lëshonte ndonjë përditësim të sigurisë për makinat anestezike, por spitalet duhet të përdorin protokollet e sigurta të rrjetit për t'i mbrojtur ato nga hakerat.
Eksperti i Cyber-sigurisë Ken Munro u pajtua se pajisjet mjekësore duhet të jenë të izoluara brenda rrjeteve kompjuterike. Ai tha se GE Healthcare duhet të ketë disa përgjegjësi për këtë çështje. "GE duhet absolutisht të ndërtojnë pajisje me siguri të fortë", shtoi Munro. Një haker me qëllim të keq mund të përpiqet të fitojë akses në rrjetin e një spitali, të gjejë një nga pajosjet dhe pastaj të rregullojë cilësimet e tij, tha Prof Harold Thimbleby, një ekspert në sigurinë kibernetike të pajisjes mjekësore, në Universitetin Swansea.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë