Politike

Paditi Nikollën, GJKKO rrëzon Bardhin: Nuk ka prova për procedim penal

GJKKO ka vendosur të mos fillojë procedim penal ndaj kryeparlamentares, Lindita Nikolla, pas kallëzimit të bërë nga deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi.

Sipas Bardhit, Nikolla ka shpërdoruar detyrën pasi kjo e fundit ka lejuar futjen e punonjësve të gardës të armatosur në Kuvend pa pasur nevojë

Fillimisht ishte SPAK ai që rrëzoi kallëzimin e Bardhit, ndërsa ky i fundit e ankimoi më pas në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, por edhe kjo e fundit ka lënë fuqi vendimin e Prokurorisë së Posaçme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë