Drejtësia

Artur Meçollari për herë të tretë në SPAK: Nuk isha për hetimet e pronave të ushtrisë

Gazeta Si - Ish-drejtuesi i forcave detare, Artur Meçollari është paraqitur sërish në SPAK këtë të enjte, por ndryshe nga herët e tjera, ai tha se ishte paraqitur për një çështje administrative dhe jo në lidhje me dy paditë për tjetërsimin e pronave të Forcave të Armatosura.

“Nuk ka lidhje me hetimin. Isha për një çështje administrative që nuk ka lidhje me hetimin”, ka deklaruar ai për mediat.

Kjo është hera e tretë që ish-gjenerali Meçollari shkon në Prokurorinë e Posaçme , ku ishte paraqitu lidhur me pretendimet e tij, se zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, përfshirë dhe Presidentin Bajram Begaj.

Lidhur me këtë çështje, më 9 mars prokurorët e SPAK nisën dhe ballafaqimet me palët e përfshira, ku u thirr për të dëshmuar ish-shefi i Shtabit Bardhyl Kollçaku, i cili njëherësh është dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Katër ditë më pas, radhën për të shpjeguar akuzat për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, e kishte ministrja e Jashtme, e cila në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes doli para prokurorëve të SPAK-ut.

Ministrja e pyetur nga mediat mbi arsyet, tha se nuk ka shkelje të ligjit nga ana e institucionit që ajo ka drejtuar.

Më pas, Meçollari pas dëshmisë për bazën e Limionit në Sarandë, është thirrur në 15 mars edhe për bazën ushtarake të Shëngjinit, ku ka dhë shpjegime para prokurorëve.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme vendosi në sekuestro preventive bazën ushtarake detare në Sarandë, e cila dyshohet se ka kaluar në duart të privatëve në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë