Ka ndodhur

Pacientja me Covid humbi jetën, arrestohet shoferi i ambulancës që u aksidentua

Shoferi i autoambulancës, që u aksidentua një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një paciente me COVID, është arrestuar nga policia.

51-vjeçari me iniciale I.D, banues në Sarandë, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë.

51-vjeçari u përplas me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ndërroi jetë pacientja 71-vjeçare Arziko Shehu.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe rruga me ngricë dhe borë.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë ku e moshuara në gjendje të rëndë për shkak të COVID, ndërroi jetë pasi autoambulanca u përmbys.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë