Futboll

Pa polemika dhe pa provokime, Interi bën pakt për festën e titullit para derbit

Gazeta Si – Pas barazimit 2-2 me Kaljarin pati pak zhgënjim në dhomën e zhveshjes së Interit për pak minuta. Jo më shumë. Fati i jep skuadrës së Inzagit një rast të dëshiruar, të rrallë, që duhet shfrytëzuar me çdo kusht. Titulli pritet të fitohet në derbin me Milanin, nëse Interi mund kushërinjtë kuqezi.

Në kampin zikaltër, çdo gramë energjie do të shpenzohet në derbi. Një lloj përgatitjeje si për gjysëmfinalen e fundit në Champions. Në fund të fundit, ky titull për të gjithë në klubin zikaltër vlen më shumë se Europa.

Nga nje derbi mes Milanit dhe Interit. Gazeta Si, 16 prill 2024

Pritet një derbi hyjnor në çdo aspekt, asgjë nuk do t’i lihet rastësisë, duke nisur nga komunikimi. Klubi ka zgjedhur një qasje ‘soft’, pa deklarata të bujshme, pa polemika dhe pa provokime. Përkundrazi, rregulli që ka vendosur Interi është i thjeshtë: titulli në derbin me Milanin është vetëm rastësi dhe ajo që ka rëndësi është fitimi i tij, jo poshtërimi i kundërshtarit historik.

Kuptohet pastaj që frekuencat janë të tjera, të gjithë e dinë rëndësinë e e kësaj ‘rastësie të ëmbël’ për Asllanin me shokë. Megjithatë, derbi me Milanin po pritet me një profil të ulët, ky është pakti që kanë bërë në shtëpinë zikaltër.

Në Appiano askush nuk e ka harruar festën e Milanit për titullin e fundit në 2022-shin, atë që Ibrahimoviç bëri me turmën, duke e karikuar për koret anti-Çalhanoglu. Tek Interi duan t’i evitojnë këto episode, duke bërë një festë me respekt, pa provokime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë