Nga Gazeta ‘Si’-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një foto me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, teksa të dy ndodhen në samitin e NATO-s në Washington.
Ajo thotë se dy vendet po punojnë për të koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet në mënyrë që Kosova t’i bashkohet sa më parë Aleancës.
“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkruan Osmani.
Udhëheqësit e NATO-s takohen sot në Uashington për të diskutuar mbështetjen e aleancës për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Bisedimet pasojnë një ceremoni të mbajtur të martën për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake pas Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të Luftës së Ftohtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.