Futboll

Osimhen i përgjigjet Levandovskit, nuk ka fitues në ‘Maradona’. Arsenali bie në shtesë

Gazeta Si – Barazim 1-1 mes Napolit dhe Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Championsit. Trajneri Françesko Kalcona ka debutuar me rezultat pozitiv në krye të Napolit. Kualifikimi vendoset më 12 mars, në ndeshjen e kthimit.

Pas largimit të Maxarrit dhe ardhjes së Kalconas, Napoli ka dhënë një sinjal pozitiv, duke barazuar me Barcelonën. Ndeshja u dominua nga katalanasit, të cilët krijuan më shumë raste, megjithatë Napoli tregoi personalitet, duke kaluar momentet e vështira.

Kampionët e Italisë u ndëshkuan nga një goditje tokazi e Levandovskit pas një ore lojë, por arritën të baraspeshonin gjithçka me Osimhen në minutën e 75-të, para se nigeriani të zëvendësohej. Ishte goditja e parë në portë për Napolin, ndërsa Osimhen rikthehej pas dy muajsh mungesë.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së sotme, Porto mundi minimalisht Arsenalin, 1-0. Goli për portugezët u shënua në kohën shtesë nga Galejo. Arsenali ka në dispozicion ndeshjen e kthimit për të tentuar kualifikimin, por vështirësia do të jetë e madhe pas kësaj humbjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë