Lajme

Oscar 2019, lista e plotë e fituesve

Ceremonia e Oscar kulmoi në Los Anxhelos me ndarjen e çmimeve më të rëndësishme për filmat e nominuar.

Triumfi i kësaj mbrëmje ishte "Green Book", i cili u vlerësua me çmimin “Filmi më i mirë”.

Green Book është një film biografik amerikan me regji të Peter Farrelly. Filmi është frymëzuar nga një histori e vërtetë gjatë një turneu në Afrikën e Jugut nga pianisti Don Shirley (Mahershala Ali) dhe Tony Vallelonga (Viggo Mortensen), një mashtrues italiano-amerikan i cili shërbeu Shirley-t si shofer dhe truprojë.

Ky film ka arritur të mbledhë 144 milionë dollarë në mbarë botën. Çmimin më të rëndësishëm Oscar e ka dhënë aktorja Julia Roberts.

Julia Roberts

“Green Book” fitoi gjithsej tre trofe, përfshirë fotografinë më të mirë, çmim që pritej të shkonte tek “Roma”.

Më poshtë keni listën e plotë të çmimeve të fituar në këtë Oscar.

Filmi më i mirë
Green Book

Regjia më e mirë
Alfonso Cuarón-Roma

Aktorja më e mirë
Olivia Colman -The Favourite

Aktori më i mirë
Rami Malek -Bohemian Rhapsody

Aktori më i mirë në rol joprotagonist
Mahershala Ali -Green Book

Aktorja më e mirë në rol joprotagonist
Regina King-If Beale Street Could Talk

Skenari më i mirë origjinal
Green Book -Brian Hayes Currie, Peter Farrelly dhe Nick Vallelonga

Skenari më i mirë i përshtatur
BlacKkKlansman-Spike Lee, David Rabinowitz, Charlie Wachtel dhe Kevin Willmott

Filmi më i mirë i animuar
Spider-Man-Into the Spider-Verse

Dokumentari më i mirë
Free Solo

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj
Roma-Mexico

Kinematografia më e mirë
Roma-Alfonso Cuaron

Kostumografia më e mirë
Black Panther-Ruth E Carter

Editimi më i mirë
Bohemian Rhapsody-John Ottman

Make-up dhe flokë
Vice –Greg Cannomm, Kate Biscoe, Patricia Dehaney-Le May

Kënga më e mirë origjinale
Shallow-A Star Is Born

Produksioni më i mirë skenik
Black Panther-Hannah Beachler dhe Jay Hart

Efektet vizuale
First Man

Miksimi më i mirë i zërit
Bohemian Rhapsody

Editimi më i mirë muzikor
Bohemian Rhapsody

Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër
Period. End of Sentence

Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër
Bao

Kolona zanore më e mirë
Black Panther (Ludwig Goransson)

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër
Skin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë