Politike

OSBE: Proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e Presidentit

OSBE kërkon që procesi për zgjedhjen e Presidentit të jetë gjithëpërfshirës. Në një reagim të OSBE, thuhet se ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës.

Sipas OSBE, ky proces gjithëpërfshirës do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri që do të zëvendësojë Ilir Metën, kryetari i Grupit të PS-së po tenton të negociojë me opozitën për një emër që në këtë fazë.

Sot Balla takon Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun. Ndersa takimi me Kreun e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj pritet pak para mesditës. Alibeaj ka thënë se nuk do të negociojë për një emër me maxhorancën pa u miratuar fillimisht drafti që ai i propozoi grupit të deputetëve. Sipas platformës së Alibeajt, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist, por kjo platformë është refuzuar nga PS.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka bërë edhe njëherë të qartë se maxhoranca nuk do të diskutojë me Sali Berishën apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë