Lajme

OSBE: Mendoni për një zgjidhje. Nuk ka pse të shtyhen zgjedhjet

Në kohën që Lulzim Basha firmoste me Monika Kryemadhin marrëveshjen e koalicionit opozitar, ku zotohen se nuk do të hyjnë në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt u takua me disa drejtues të partive të vogla opozitare.

Takimi, sipas njoftimit të shpërndarë nga OSBE, është zhvilluar me kërkesë të këtyre të fundit dhe në përfundim të tij, ambasadori Borchardt sqaroi se ccfarë u kishte këshilluar.

“Të mendojnë për një zgjidhje dhe kjo zgjidhje duhet gjetur në Shqipëri. Ka shumë mënyrë për të gjetur një zgjidhje, por u takon atyre dhe partive të tjera politike që të bien dakord për njërën prej tyre. Ne i nxitim partitë politike të ecin përpara, të gjejnë zgjidhje dhe ne jemi ata që mund të japin ekspertizë se cilat zgjidhje mund të funksionojnë dhe si mund të funksionojnë. Por se cila do të ishte zgjidhja e mirë për një vend… ky është një vendim sovran. Ne vetëm mund të këshillojmë për funksionimin e këtyre zgjidhjeve”, deklaroi ai.

Borchardt nuk këshillon shtyrjen e datës së zgjedhjeve. “Shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend. Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo?”, vijoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë