Mjedis

Orka fluturon në ajër fokën (Foto)

Një grup turistësh u bënë dëshmitarë të momentit kur një orkë, njohur ndryshe edhe si “balena vrasëse”, goditi nën ujë me bisht një fokë duke e fluturuar atë të paktën 12 metra në ajër.

Episodi është regjistruar nga 51-vjeçari Andrew Lees pranë ishujve Sidney në Kanada. Ai ishte në krye të një turit të një grupi turistësh që vizitonin zonën për të parë nga afër balenat vrasëse në momentin kur u bënë dëshmitarë të skenës së rrallë.

Orkat jetojnë në tufa. Ato njihen për metodat e gjuajtjes së viktimave të tyre, mes të cilave është edhe goditja e fortë me bisht e presë. Goditja e trullosi fokën, që fatkeqësisht më pas përfundoi në gojën e një orke më të vogël, që 51-vjeçari Lee beson se ishte vogëlushi i orkës së madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë