Rend dhe Ligj

Organizoi dasmë, gjobë të majme pronarit të lokalit në Durrës

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur pronarin e një lokali dasmash në Sukth, pasi ka organizuar dasmë në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Policia ka proceduar penalisht shtetasin me inicialet E. K., 39 vjeç, banues në Sukth.

Policia ka konstatuar se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Ndërkohë i janë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja i ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë