Mjedis

Organizata e Leonardo DiCaprios jep 5 mln $ për pyjet e Amazonës

“Earth Alliance”, organizata e krijuar së fundmi e cila mbështetet nga aktori Leonardo DiCaprio dhe lufton ndryshimet klimaterike ka premtuar 5 milionë dollarë për të ruajtur pyllin e Amzonës i cili ka qënë duke u shkatërruar nga zjarret përgjatë një muaji.

Thirrja për mbledhjen e fondeve e quajtur ‘Fondi i Pyjeve të Amazonës’, do ketë në qendër mbrojtjen e mjediseve të ndjeshme brenda Amazonës duke dhuruar fondet për pesë organizata lokale : ‘Instituto Associacao Floresta’, ‘Coordination of the Indigenous Organizations of the Brazilian Amazon’, ‘Instituto Kabu’, ‘Instituto Raoni’ dhe ‘Instituto Socioambiental’.

Që në fillim të vitit 2019, Brazili ka raportuar 72843 zjarre brenda vendit, një rritje e madhe nga viti 2018 ku u raportuan 40000 zjarre. Raportohet se kjo rritje e madhe është shkaktuar nga bagëtitë dhe të korrurat. Sipas ‘CNN’ shumë fermerë dhe bujq e përdorin zjarrin për të pastruar tokën dhe për ta bërë gati për përdorim dhe kjo gjë mendohet të jetë shkaku i zjarreve.

https://www.instagram.com/p/B1eBsWDlfF1/?utm_source=ig_web_copy_link

Amazona është pylli më i madh në botë, i cili mbulon 8 vende dhe siguron 20% të oksigjenit në tokë. Shpesh cilësohet si “mushkëritë e planetit” për shkak të sasisë së madhe të oksigjenit që prodhon.

DiCaprio, i cili është shumë i përshirë në luftën kundër ndryshimeve klimaterike përmes kësaj organizate ka postuar vazhdimisht mbi zjarrin në instagramin e tij gjatë javës së kaluar.

“Pylli më i madh në botë luan një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e klimës globale”, shkroi ai poshtë një fotoje. “Pa Amazonën, në nuk mund ta mbajmë ngrohtësinë e tokës nën kontroll”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë