Treg

Orët e tepërta dhe intensive të punës, karriera në rrezik

Sean Fleming, World Economic Forum- Vetëm punë dhe asnjë argëtim e bëjnë Jack-un, të ndjehet i topitur. Ose kështu do që ne të besojmë. Është shprehje e modës së vjetër, por është një proverbë që ka fituar gati statusin të kultit në sajë të filmit të 1980 të Stanley Kubrick, The Shining, në të cilin personazhi kryesor në mënyrë të përsëritur shtyp  frazën në një pirg letrash.

Një raport i publikuar së fundmi nga City University i Londrës ofron disa evidence në mbështetje të teorisë.

Raporti i publikuar nga City University në Londër, analizon të dhëna mikro nga 52,000 punonjës nëpër 38 vende Europiane dhe ka konkluduar që vetëm punë dhe aspak argëtim mund thjesht të dëmtojë perspektivën e karierës suaj dhe t’ju shkatërrojë shëndetin.

Merrni përgjegjësi për punën tuaj

Kjo mund të tingëllojë si kundër intuitive. Pavarësisht të gjithave, sigurisht që  të gjithë kemi menduar deri më tani se nuk ka asnjë zëvendësues për punën intensive dhe orët e zgjatura në të, dhe sa më fort të punojmë, aq më mirë është. Megjithatë, në një spektër të gjerë kriteresh, përfundimi ishte i qartë – të punuarit fort, nuk do të sjellë gjithmonë shpërblime.

Njerëzit kanë nevojë për të dyja; edhe për shlodhjen fizike, edhe për atë mendore për tu ripërtërirë, në të kundërt ata do të ndjehen të stresuar dhe të lodhur. Dhe kjo gjendje sjellë implikime serioze në produktivitet.

Faktorët të cilët analizuan kërkuesit shkencorë përfshinë aksesin në trajnime, pasigurinë e detyrës, njohjen, kënaqësinë, grupin e punës, lirinë e punonjësve, dhe një listë të gjatë me kritere të tjera si këto. Autorët zbuluan se mund të kishte edhe faktorë të tjerë që kontribuojnë: për shembull, punonjësit me performancë të lartë mund të përfitojnë më shumë lehtësi nga menaxherët e tyre, ndërsa ata me rendiment më pak të lart që luftojnë për të arritur ambiciet e tyre,  i nënshtrohen më shumë presioneve edhe pse shanset e tyre për përparim janë më të ulëta.

Me gjithë këto korrelacione, , këshilla është kujdes nga konkluzionet e përshpejtuara. Realiteti shpesh është më kompleks se sa shfaqet në fillim. Por gjetjet e raportit u peshuan për të konsideruar disa nga këto variabla dhe të kufizonin efektin e tyre në përfundimet e përgjithshme.

Një nga faktorët më të rëndësishëm që u identifikua ishte diskrecioni i punonjësve, të paturit e fleksibilitetit dhe autonomisë për të zgjedhur kur një çështje duhet të përmbushet.

“Punonjësit me diskrecion më të madh raportojnë nivele më të ulta të stresit dhe kënaqësi në rritje në lidhje me punën e mirëndjerjeje, e ata gjithashtu priren të jenë më të përfshirë dhe më të përkushtuar,” thotë raporti.

Një tjetër gjetje e raportit ka të bëjë me; nivelet e larta të diskrecionit mund gjithashtu të ndihmojnë në parandalimin e konflikteve gjatë punës. E sondazh pas sondazhi të cilët përfundojnë duke nënvizuar rëndësinë se të rinjtë duhet të gjejnë ekuilibrin mes kryerjes së detyrave të punës dhe detyrimeve familjare, këto gjetje nuk janë surprizë.

Cilësi jo sasi

Duke u nisur nga ato përfitime, raporti zbuloi gjithashtu se nivelet më të larta të diskrecionit të punonjësve lidhen me zvogëlimin e numrit të stafit, i cili është një lajm i mirë për punëdhënësit. Është gjithashtu një tregues i mirë i mundësive të përparimit të karrierës.

Oraret rigoroze dhe jo fleksibël kanë kuptim dhe janë të rëndësishme në momentet e menaxhimit të projektit. Por ata mund të shtojnë stres joproduktiv – sidomos nëse nevoja për të arritur një afat kohor fillon të zëvendësojë dëshirën për ta bërë punën me cilësi të lartë. Kjo mund të çojë në përmbushjen e sforcuar, dhe nivelet më të mëdha të ankthit dhe pakënaqësisë.

Të jesh në gjendje të kopsitësh një punë të standartit të lartë, edhe kur nënkupton orët jashtë orarit, kjo shkatërron.

Rritja e përgjithshme e presionit mbi punonjësit, veçanërisht kur ka pasur një zhvendosje të përgjegjësisë dhe autonomisë, gjithashtu mund të çojë në shqetësime shëndetësore. Një rënie në mirëndjerje, e vëzhguar në profesionin e infermierisë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1990 ishte “shoqëruar me një kombinim të përpjekjeve në rritje të punës dhe uljes së diskrecionit gjatë detyrës”, thuhet në raport.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë