Ne rrjet

Orbani do të sundojë me dekret gjatë pandemisë së koronavirusit

Parlamenti hungarez ka miratuar një dekret që e lejon kryeministrin Viktor Orban të sundojë për një kohë të pacaktuar, në mënyrë që të luftojë pandeminë e koronavirusit, duke i dhënë kompetenca shtesë për të miratuar një seri masash gjithëpërfshirëse.

Projekt-ligji, i cili është kritikuar nga avokatët ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, nuk ka një datë të caktuar përfundimi dhe i lejon Orban të anashkalojë një sërë institucionesh demokratike në përgjigjen e tij ndaj shpërthimit të pandemisë.

Dekreti u miratua në parlament të hënën, me 138 vota pro dhe 53 kundër.  Dispozitat e tij shkojnë përtej masave të miratuara nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në përgjigje të pandemisë, duke forcuar në mënyrë dramatike kompetencat e Orban.

Pezullimi i parlamentit, dënimet për gazetarët nëse qeveria beson se raportimi i tyre nuk është i saktë, dhe dënimet e rënda për shkeljen e rregullave të karantinës janë ndër masat më të lehta që parashikon dekreti.

"Qeveria nuk po kërkon asgjë të jashtëzakonshme," deklaroi ai. "Kjo situatë kërkon aftësinë për të miratuar me shpejtësi masa të caktuara. Ne nuk duam të ndërmarrim masa për të cilat nuk kemi asnjë të drejtë për t'i miratuar, ne thjesht duam t’i miratojmë me shpejtësi."

Por projektligji ka alarmuar disa grupe ndërkombëtare. Amnesty International paralajmëroi se i jep qeverisë së Orban "kartonin jeshil për të kufizuar të drejtat e njeriut".

"Kjo nuk është mënyra e duhur për të adresuar krizën që është shkaktuar nga pandemia e COVID-19", tha David Vig, Drejtori i Amnesty International në Hungari, në një deklaratë. "Ne kemi nevojë për masa mbrojtëse të forta për të siguruar që çdo masë për të kufizuar të drejtat e njeriut të miratuara nën gjendjen e jashtëzakonshme është rreptësisht e nevojshme."

Ndëshkimi drakonian me në pesë vjet burg për shpërndarjen e "lajmeve të rreme" në lidhje me pandeminë ka ngjallur shqetësim të veçantë nga vëzhguesit ndërkombëtarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë