Politike

Opozita parlamentare merr kredencialet në KiE dhe hyn në PPE

Për katër ditë me radhë zhvillohen punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Pas më shumë se një vit mungese, deputetët e opozitës së re parlamentare kanë marrë statusin e plotë të anëtarit në Këshillin e Europës. Për shkak të dorëzimit të mandateve në bllok të deputetëve të PD-së dhe LSI-së vitin e shkuar, opozita e re kishte statusin e vëzhguesit pasi kështu kanë qenë procedurat dhe nuk mund t'i jepeshit kredencialet. Arlind Çaçani deputeti i opozitës e ka konfirmuar për gazeta "Si" bën të ditur se tashmë është anëtar me të drejtë vote dhe se gjithashtu është bërë pjesëe grupimit të Partive Popullore Europiane. Tashmë edhe grupi parlamentar Demokrat, i opozitës është pjesë e grupit të PPE-së.

Deputeti Arlind Çaçani i ulur në radhët e grupit të PPE-së

Përfaqësues në këtë Asamble zyrtarisht janë katër deputetët Ervin Bushati, Klotilda Bushka, Eglantina Gjermeni të Partisë Socialiste. Ndërsa si anëtarë zëvendësues janë Klodiana Spahiu, Almira Xhembulla të Partisë Socialiste dhe Fatjona Dhimitri e opozitës, e grupit parlamentar të opozitës Grupi i Pavarur . Ndërsa një vend ka mbetur vakant për t'u plotësuar nga Parlamenti si zëvendësues.

Një president belg dhe 22 zv/presidentë

Në ditën e parë të Asamblesë parlamentare të KiE-s është zgjedhur belgu  Rik Daems i grupit ALDE, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën. Ai është presidenti i 33-të i PACE-s, si dhe treti belg që zgjidhet në në këtë Asamble parlamentare.

Në fjalën e tij të parë, Presidenti i sapozgjedhur i kërkoi Asamblesë të përqëndrohen në vlera e jo në interesa kombëtare. "Interesat na ndajnë, por vlerat na bashkojnë. Ne jemi dërguar këtu nga parlamentet tanë kombëtar, por dyshoj se jemi dërguar këtu vetëm për të mbështetur interesat tona kombëtare. Të gjithë kemi nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jemi këtu për t'u mbrojtur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë",  presidenti i porsazgjedhur.

Rik Daems presidenti i ri i PACE

Më tej ai theksoi se  "ne mund të jemi Këshilli i Europës, por jemi edhe Këshilli i Europianëve. Të jesh i barabartë nuk do të thotë se ne të gjithë jemi njëlloj, por të përkushtojmë dhe mbështesim të njëjtat vlera. Kjo do të thotë 'të bashkuar në diversitet', kjo është ajo që Këshilli i Europës ka të bëjë me të". Asambleja e Këshillit ka zgjedhur edhe 21 zv.presidentët, ndërsa në seancat e ardhshme do të votojnë për kandidatin e propozuar në këtë post nga Rusia.

Perberja e delegacionit shqiptare ne PACE

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë