Politike

Opozita merr vendimin, protesta e ardhshme më 31 maj

Rreth 20 minuta pasi mbylli protestën mbrëmjen e së shtunës me një fjalim në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi në zyrën e tij, ish-Grupin Parlamentar, Kryesinë e PD dhe kolegjin e kryetarëve.

Mbledhja, e cila nisi në 21:45 përfundoi pas gjysmë ore dhe u vendos që data e protestës së radhës të zhvillohet në 31 maj.

Arsyeja e vendosjes për zhvillimin e protestës më 31 Maj, është se kjo ditë është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të nisur zyrtarisht fushatën elektorale.

Gjithashtu, mësohet se është diskutuar edhe mundësia e uljes në tryezën e dialogut me mazhorancën e majtë, me ndërkombëtarët që me shumë mundësi do të jenë ata që do të çojnë palët drejt negociatave për zgjidhjen e krizës politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë