Politike

Opozita kërkon seancë dëgjimore me Altin Dumanin (firmos edhe Kryemadhi)

Deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë, kanë firmosur një shkresë zyrtare ku kërkojnë seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Kërkesa lidhet me një raportim të pak ditëve më parë të kreut të SPAK para KLP-së që lidhet me një kategori çështjesh që SPAK nuk mund t’i hetonte me Policinë e Shtetit veçanërisht ato ku përfshiheshin punonjësit e Policisë së Shtetit. “Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të Policisë së Shtetit, madje me funksione te larta, kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar edhe cështjeve që kemi hetuar dhe atyre që kemi në hetim e sipër”, citohet në shkresë referuar fjalës së Dumanit.      

Për këtë arsye, deputetët e opozitës kërkojnë më tepër sqarime rreth asaj që ata e cilësojnë shqetësim të madh ‘lidhur me kapjen e policisë së shtetit nga krimi i organizuar”

Ajo që bie në sy është fakti se në emrat që kanë firmosur është edhe ajo e Kryemadhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë