Grupi parlamentar i mbështetur nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë bllokuar punimet e Kuvendit. Deputetë të PD-së kanë zënë karriget e ministrave në Kuvend duke bërë të pamundur fillimin e seancës.
Ndërkohë, Sali Berisha ka zënë podiumin e Kuvendit, duke e transmetuar Live seancën nga faqja e tij në Facebook.
Fjala e tij kritike ndaj kryeministrit Edi Rama ka sjellë reagimin e deputetëve të PS
“Mbylle ti Çuçi se të nxjerr përjashta”, iu drejtua Berisha Bledi Çuçit
“Bërtisni sa të doni ju por unë po komunikoj me qytetarët, britmat tuaja nuk na shuajnë zërin tonë”, vijoi Berisha
Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj është përpjekur të fillojë seancën. Ndërkohë, Berisha i është drejtuar nga podiumi.
“Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës, ti ke futur pese familjarë në prokurori mbylle gojën, mos fol, kjo delikuente që flet këtu ka katër familjarë të saj në prokurorinë e Tiranës, kjo bën ligjin...”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.