Lajme

Operacioni “Silvestre”, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Operacioni “Silvestre” në Itali ka bërë që të shkatërrohen dy banda, një italiane dhe një shqiptare, të cilët shpërndanin kokainë dhe substanca të tjera ndërmjet provincave Siena, Valdelsa dhe Firenze.
Sipas mediave italiane, shqiptarët gjenin furnizimin me drogë, italianët angazhoheshin me shpërndarjen deri në detaje.
Operacioni filloi mbrëmjen mes të hënës e të martës në fshatin Poggibonsi. U impenjuan 150 militarë. Kishte 12 urdhërarreste nga prokuroria e Sienas. Dy në arrest shtëpie dhe 10 të tjerë në burg.
Gjithçka ka lindur në janar të këtij viti, kur karabinierët duke ndjekur gjurmët e një informatori ranë në gjurmët e grupit që fshihnin sasi të konsiderueshme droge.
Sipas karabinierëve që dolën në konferencë për shtyp, të ardhurat nga shpërndarja e drogës liheshin në salla lojërash nëpër makineta. Çdo natë nga 2000 deri në 3000 euro, ndërkohë që njëri madje kishte harxhuar Brenda natës edhe shumën prej 15 mijë eurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë