Lajme

Operacioni “Motoristi”, mbeten në burg 7 të arrestuar, u kapën me 62 kg lëndë narkotike

Gjykata e Durrësit la në burg 7 të arrestuarit të kapur me 62 kg kanabis që u sekuestruan në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.

Operacioni i koduar “Motoristi” u zhvillua tre dite me pare, ku personat e arrestuar ishin duke qarkulluar me tre mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.

Të arrestuarit janë të moshave nga 22 vjeç me i riu e deri 40 vjeç


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë