Ka ndodhur

Operacioni, mashtrim 1 milion euro me sigurimet shëndetësore në Zvicër

Një 51-vjeçar është arrestuar, ndërsa një grua është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin shuma të konsiderushme parash qytetarëve të ndryshëm, me pretendimin se do të përfitonin të ardhura nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi  L.M., lindur në Kosovë dhe banues në Zvicër. Po ashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij, shtetasja R.B.

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara, iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme, të cilat kapin shifrën mbi 1 milion euro, me pretendimin se do të përfitonin nga kompani sigurimi shëndetësore, kryesisht në Zvicër, dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Arrestimi i dy të dyshuarve, u bë i mundur falë operacionit “Dërgesa e fundit”, informacioneve në rrugë operative, si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë