Megaoperacioni policor “LIMIT” vijon ende dhe ka shkuar në 58 numri i të ndaluarve.
Në sajë të operacionit është kapur dhe ndaluar një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale.
Policia bën me dije se është ndaluar shtetasi H. S., 65 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg kanabis në formë çokollate, 2.4 kg kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.
Nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.
Ndërsa, gjatë operacionit “LIMIT” të zhvilluar në Shqipëri u arrestuan 23 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u kap mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.