Gjatë natës është finalizuar operacioni “Fundjava” i Policisë së Shtetit. Më anë të kontrolleve të befasishme në të gjithë kryeqytetin, janë kryer një sërë arrestimesh, duke filluar me një preson që qarkullonte në qytet me armë pa leje e duke përfunduar me arrestimin e tetë shtetasve të cilët prej kohësh ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Sakaq policia ka sekuestruar një armë zjarri, 11 doza kokainë, një automjet dhe 10 aparate celularë. Pjesë e këtij operacioni janë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , “Shqiponjat”, “Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë.
Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave :
D. R., 45 vjeç banues në Tiranë
G.M.,38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit), i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.
I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,
A S, për veprën penale “Dhuna në familje”,
A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.
R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,
Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,
A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.