Ka ndodhur

Operacioni anti-drogë në Itali, Policia: Një 28-vjeçar u arrestua në Fier

Policia e Shtetit jep detaje nga operacioni i përbashkët me policinë italiane, ku u goditën dy banda kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Policia shqiptare thekson se nga operacioni janë arrestuar 33 persona në Itali dhe 1 në Shqipëri.

I arrestuari në Shqipëri është 28-vjeçari nga Fieri, me inicialet R. S., i cili do të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë fqinje.

Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Policia thotë se në kuadër të këtyre dy operacioneve janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Deri tani, gjatë këtij operacioni në Itali janë arrestuar 33 persona.

Nga Policia e Shtetit u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, Drejtoritë Vendore të Policisë  Fier, Tiranë dhe Elbasan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë